Avionët rusë, vetëm 9 m larg luftanijes amerikane – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Avionët rusë, vetëm 9 m larg luftanijes amerikane

    Insajderi
    14 April 2016 - 08:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy avionë rusë për pak sa nuk shkaktuan një aksident me luftanijen amerikane “USS Donald Cook” në Detin Baltik mbrëmjen e së martës.

    Lajmi është bërë i ditur nga zyrtarë amerikanë. Ata janë shprehur e gjithë ngjarja është regjistruar në ujërat ndërkombëtare në Detin Baltik, ku dy avionët luftarakë “Sukhoi SU-24” u afruan ndjeshëm luftanijes. Sipas zyrtarëve amerikanë, avionët nuk mbanin armatime dhe kjo dukej në krahët e tyre.

    Po ashtu, një helikopter rus i tipit, KA-27 Helix, disa herë ka qarkulluar rreth anijes dhe ka bërë foto.

    Ngjarje të ngjashme u regjistruan edhe të hënën. Një zyrtar amerikan tha se kemi të bëjmë me aktet më agresive të kohëve të fundit.

    Komandanti në luftanijen “USS Donald Cook” tha se Rusia kreu një “simulim sulmi”. “Fluturimi i avionëve farë pranë anijes ishte mjaft provokuese dhe për pak ata mund të kishin shkaktuar një aksident”, tha komandanti.

    Megjithatë, nga anija luftarake amerikane nuk pati asnjë reagim.

    avioni 2

    avioni 3

     

    avioni 4

    avioni 6

    avioni 7

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    06 February 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark