Insajderi
Zgjedhjet 2026

Avni Arifi i Aleancës akuzon qeverinë për plaçkitje shtetërore: Ua shtrenjton naftën qytetarëve, për të financuar kompani ajrore

Insajderi
02 June 2026 - 12:04
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Avni Arifi i Aleancës akuzon qeverinë për plaçkitje shtetërore: Ua shtrenjton naftën qytetarëve, për të financuar kompani ajrore
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës, Avni Arifi, i cili në këto zgjedhje garon me numrin 8, ka reaguar ashpër ndaj politikave ekonomike të qeverisë dhe menaxhimit të krizës së çmimeve.

Përmes një postimi në “Facebook” Arifi ka akuzuar direkt kryeministrin Albin Kurti për mënyrën se si po mblidhen dhe po shpenzohen paratë e taksapaguesve kosovarë.

“Qe qysh duket plaçkitja shtetërore. Me rritjen e çmimit të naftës, automatikisht janë rritur edhe të hyrat në buxhetin e Kosovës”, ka shkruar ai, duke sqaruar se si shtrenjtimi i karburanteve po mbush arkat e shtetit në kurriz të qytetarëve.

Arifi ka kujtuar se kjo situatë ka mundur të parandalohej sikur të dëgjoheshin propozimet e opozitës në parlament, të cilat u bllokuan nga partia në pushtet.

“Opozita i kërkoi VV-së në Kuvend që ta heqë akcizën ose ta ulë TVSH-në për naftën, në mënyrë që të frenohej rritja e çmimeve për qytetarët. Por Kurti refuzoi”, ka thënë ai.

Më tej, kandidati i AAK-së ka shprehur kritikën e tij për destinacionin e këtyre mjeteve buxhetore.

“Tash del e me ato para të qytetarëve financon kompani ajrore. Pra, qytetarëve ua merr paratë në çdo litër naftë, ua shtrenjton jetesën, e pastaj del e i paraqet si subvencione projektet që i financon med xhepin e tyre”, ka thënë ai.

Ai ka bërë një krahasim me praktikat që po ndiqen në tregun ndërkombëtar për të menaxhuar këtë krizë.

“Ndryshe, shumë shtete të Evropës kanë marrë masa për ulje të barrës fiskale në karburante, duke ulur akciza apo TVSH, për t’i mbrojtur qytetarët nga kriza e çmimeve”, shkroi ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark