Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Avni Arifi, ka akuzuar ashpër kryeministrin Albin Kurti se po tenton ta vërë nën kontroll prokurorinë, pas deklaratave të tij se ky institucion nuk është plotësisht i pavarur nga qeveria në disa vende evropiane.
“Vetëvendosje po na tregon hapur që do me e kapë prokurorinë”, ka shkruar Arifi, duke shtuar se pushteti po merr shembuj të tillë vetëm për të normalizuar kapjen e drejtësisë.
Sipas tij, ky insistim nuk bëhet për parime, por për qëllime kontrolli partiak.
“Sikletin e madh me kryeprokurorin e kanë sepse duan që Dejona Mihali me i kallxu kryeprokurorit kënd me hetu e kënd jo. Kallxoni, burra e gra: çka jeni tu mshefë?”, ka shkruar ai.