×
Insajderi

Avokati Ben Emmerson kërkon lirimin e menjëhershëm të Kadri Veselit, reagon Prokuroria

Insajderi
21 July 2021 - 17:52
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Ben Emmerson, avokat i ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli, në seancën e sotme paragjyqësore në Gjykatën Speciale në Hagë tha se Prokuroria e ka pranuar se nuk ka prova kundër klientit të tij.

Avokati britanik tha se Prokuroria e kishte thënë këtë hapur.

“Prokuroria kanë thënë hapur se nuk ka prova kundër tij as për kryerje fizike të krimeve, as për bashkëkryerje, as për ndihmë dhe inkurajim, apo marrje pjesë në ndonjë mënyrë tjetër në këto krime”, tha Emmerson.

Ai shtoi se Veseli do të duhej të lirohej menjëherë me një vendim për shpalljen e tij si i pafajshëm.

“Do të ishte e drejtë që Z. Veseli të tkhehej në shtëpi menjëherë dhe të jepej vendimi për pafajësinë e tij”, tha avokati Ben Emmerson.

Në anën tjetër, një prokurore nga Zyra e Prokurorit të Specializuar tha se avokati i Veselit nuk po flet gjëra të sakta, ndërsa evotoi t’i kundërpërgjigjej atij direkt për çështjen e lirimit.

“Deklaratat e bëra nga Z. Emmerson qartësisht nuk janë të sakta”, tha prokurorja.

Ajo tha se mbrojtja po mundohet ta paraqes Prokurorinë si jo të gatshme për fillimin e procesit të gjykimit.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark