×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Avokati i Albulena Haxhiut e paditi sërish OAK-un, gjykata ia hedh poshtë

    Insajderi
    13 January 2024 - 23:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka hedhur poshtë padinë avokatit të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, Nasuf Hasanit kundër Odës së Avokatëve të Kosovës.

    Së fundmi, Gjykata Themelore në Prishtinë ka nxjerrë aktvendim për hedhjen poshtë si të palejuar të padisë së Hasanit kundër Odës, duke kërkuar anulimin e vendimit të datës 11 nëntor 2023 dhe duke propozuar edhe shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të kontestuar.

    Komisioni i Ankesave ia kishte ashpërsuar dënimin Hasanit. Nga 500, dënimi tij ishte bërë në 2500 euro, siç thuhej për të arritur efektin e disiplinimit, pasi që i njëjti sipas këtij vendimi, është recidivist-përsëritës i shkeljeve disiplinore, raporton Sinjali.

    Gjykata me rastin e shqyrtimit të lëndës, me qëllim të vendosjes lidhur me propozimin e paditësit për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit, e ka vlerësuar lejueshmërinë e padisë për inicimin e konfliktit administrativ, në raport me vendimin e kontestuar dhe ka gjetur se Hasani nuk mund të hapë konfliktin administrativ.

    “Kjo për faktin se me dispozitën e nenit 15 paragrafi 1, pika 1.2 të Ligjit për Konfliktet Administrative është përcaktuar se “Konflikti administrativ nuk mund të zhvillohet kundër akteve të nxjerrë në çështjet rreth të cilave sipas dispozitës së ligjit nuk mund të zhvillohet konflikti administrativ”, e po ashtu në bazë të Ligjit për Avokatinë dhe atë në nenin 54 të tij është paraparë se “Vendimet e plotfuqishme të organeve disiplinore të Odës me të cilat janë shqiptuar gjobat paraqesin dokumente ekzekutive dhe Oda është e autorizuar të kërkojë përmbarimin e tyre me dhunë në pajtim me dispozitat e Ligjit të Procedurës Përmbarimore” – thuhet në vendimin e Gjykatës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark