×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokati i familjes Osmani kërkon burgim të përjetshëm edhe për Arbër Sejdiun

    Insajderi
    29 July 2024 - 13:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Avokati i familjes së Marigona Osmanit, Gazmend Rexhepi është shprehur pjesërisht i kënaqur me shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarve, Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu.

    Rexhepi ka thënë se ekzistojnë prova se edhe Sejdiu është dashur të dënohet me burgim të përjetshëm.

    “Vendimi pjesërisht i kënaqur, është i njëjti vendim si i herës së kaluar. Sot do të isha edhe më i kënaqur nëse edhe i dënuari i dytë do të merrte vendimin meritor pra vendimin e përjetshëm. Janë provat për burgimin e përjetshëm. Kemi provat e duhura po ashtu edhe të shkruara. Atë mizorinë që e sqaroi trupi gjykues është konstatuar në bazë të provave të xhirimit. Është e çuditshme herën e parë si është kryer pa u cituar faktet kryesore, nuk janë cituar bashkë më kryesorët. Janë videot kryesore konkrete ku e ndjera ka pasur vdekje të ngadalshme”, ka thënë Rexhepi.

    Ndërsa avokatja Arbër Sejdiut, Arbnore Shefkiu pati vërejtje në rigjykimin e të dënuarit.

    “Rikualifikimi i veprës penale ka qenë i njëjtë sikurse herën e kaluar, po ashtu edhe herën e kaluar e kanë shpallur me veprën penale ‘Vrasje’. Këtë rikualifikim realisht nuk e kemi kërkuar, arsyetimi i saj ka qenë po i njëjti sikurse herën e kaluar e cila edhe Gjykata e Apelit ka dhënë vërejte se ne cilat baza ka dhënë ndihmën në vrasje”, u shpreh Shefkiu.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark