×
  • Sport
  • Sport

    Avokati i Karim Benzemas mohon kategorikisht akuzat e ministrit francez për lidhje të sulmuesit me një grup terrorist

    Insajderi
    19 October 2023 - 12:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Brendshëm francez, Gerard Darmanin, ka befasuar publikun me deklaratën e tij në një emision televiziv se Karim Benzema është i përfshirë dhe ka kontakte me një grup terrorist dhe tani e ka bërë të ditur për publikun avokati i futbollistit.

    Avokati i golashënuesit francez mohoi me forcë akuzat ndaj Benzemas duke thënë se e gjitha ishte një gënjeshtër.

    Në deklaratë, Vigier gjithashtu konfirmoi se ekipi i tij po shqyrton veprimet ligjore kundër ministrit francez. Ndryshe, ministri Darmanin në prezantimin e tij u përpoq ta cilësojë Benzemën si person që propagandon lëvizjen Hamas në mënyrë pozitive në opinion.

    Mirëpo, në deklaratën e tij ai nuk ka paraqitur asnjë provë kundër futbollistit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark