×
  • Lajme
  • Aktuale

    Avokati i ministres Haxhiu konfirmon se do të ushtrojë padi kundër Besnik Berishës

    Insajderi
    19 July 2023 - 13:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nasuf Hasani, ka njoftuar se do ta përfaqësojë ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiu për ta paditur avokatin Besnik Berisha, për siç ka thënë për deklaratën e tij se “Ministrja Haxhiu e ka urdhëruar Prokurorin Rasim Maloku që ta arrestojë të njëjtin”.

    Avokati Nasuf Hasani në njoftimin që ka bërë në Facebook është shprehur se nëse Berisha nuk e tërheq deklaratën e tij për ministren Haxhiu dhe nuk i kërkon falje asaj atëherë Berisha “le të përgatitet për betejë ligjore”.

    Avokati Hasani tha se do të parashtrojnë padi por se vlerën e dëmit nuk e kanë përcaktuar akoma.

    “Gjithsesi se do të parashtrojmë padi, sa i përket vlerës së dëmit akoma nuk jemi përcaktuar”, tha Hasani.

    Tutje, avokati Hasani ka bërë me dije se padia ka bazë kontesti “shpifjen dhe fyerjen”.

    “Ju njoftoj se jam autorizuar nga Ministrja e Drejtësisë, znj. Albulena Haxhiu që ta përfaqësojë në Gjykatën Themelore të Prishtinës sa i përket paraqitjes së padisë për kompensim dëmi kundër Besnik Berisha, e cila bazë kontesti ka shpifjen dhe fyerjen”, ka deklaruar ai, raporton express.

    Avokati Besnik Berisha në një konferencë të thirrur me gazetarë ka deklaruar se “nuk ka kryer asnjë krim”.

    Ai u shpreh se arrestimi i tij ka qenë veprim skandaloz dhe arbitrar dhe sipas tij, kjo është bë për shkak të inateve personale.

    Sipas tij ka ndodh edhe për shkak të kritikave që i ka ai ndaj prokurorit të rastit dhe ministres Haxhiu.

    “Një prej arrestimeve më skandaloze, veprimeve më arbitare që i ka ndodh një avokati të Republikës së Kosovës”, e komentoi Berisha arrestimin e tij.

    Sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore të Ferizajt, arrestimi i Besnik Berishës u bë nën dyshimet për kryerjen e veprave penale “Ushtrimi i ndikimit”, “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave‘ dhe “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark