Insajderi
Lajme

Avokati i Sveçlës: Ministri është në udhëtim zyrtar, çështja nuk është afër parashkrimit

Insajderi
31 October 2025 - 10:50
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Avokati i Sveçlës: Ministri është në udhëtim zyrtar, çështja nuk është afër parashkrimit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pas dështimit të mbajtjes së seancës gjyqësore ndaj ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, avokati i tij, Laur Preni, ka deklaruar se arsyeja e mungesës së klientit të tij është një udhëtim zyrtar.

“Sipas informatave që kam, ministri është në udhëtim zyrtar. Nuk di më shumë,” tha Preni.

Ai shtoi se çështja gjyqësore që po zhvillohet ndaj Sveçlës dhe dy deputetëve të Vetëvendosjes, Salih Zyba dhe Fitore Pacolli-Dalipi, nuk është afër parashkrimit dhe se procesi pritet të vazhdojë brenda një afati të arsyeshëm.

“Nuk është afër parashkrimit. Disa herë kanë qenë të pandehurit prezent, në disa raste ka munguar edhe prokurori, por po shpresojmë që me një afat të arsyeshëm do të fillojmë. Nuk e di saktësisht,” theksoi ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark