×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Avokati Prelleviq: Një njeri normal nuk do t’i detyronte serbët e Kosovës që të hiqnin uniformat

    Insajderi
    20 June 2023 - 15:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Avokati Bozho Prelleviq ka denoncuar politikën e presidentit serb Aleksandër Vuçiq.

    Prelleviq, ka deklaruar se një person normal nuk do të detyronte serbët që të hiqnin uniformat, të linin gjyqësorin.

    Avokati tha se gjithçka që ishte krijuar për të forcuar pozicionin e serbëve në Kosovë ra në ujë në vitin 2013, kur SNS-ja erdhi në pushtet, raporton Kossev transmeton Insajderi.

    Prelleviq pretendoi që në dhjetë vitet e kaluara kishte pasur një “tragjedi gjenerale” në Kosovë.

    Tutje, ai foli edhe për vrasjen e Olliver Ivanoviqit.

    Prelleviq u shpreh se donte ta pyeste ministren serbe të punëve të brendshme, Bratisllava Gashiq, e po ashtu edhe Aleksandër Vuçinin nëse Ivanoviqi ishte nën masa të BIA-s deri në momentin e vrasjes.

    “E di që ishte, por do të doja ta dëgjoja përgjigjen e tyre.”

    Mes tjerash Prelleviqi tha se Ivanoviqi ishte vrarë me “një bollëk gënjeshtrash të paprecedentë”.

    “Nuk donin konkurrencë për Listën Serbe, nuk donin dikë që mendon vetë dhe e ka një farë reputacioni.”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark