Avokati i cili përfaqëson më shumë se 120 viktima të supozuara kundër Diddy-t, thotë se ai ka hulumtuar edhe njerëz të tjerë të profileve të ndryshëm që morën pjesë në “Freak Offs”.
Avokati Tony Buzbee u shfaq në dokumentarin e TMZ-së dhe duket se ai është i mërzitur. Buzbee thotë se nëse ka pasur persona që kanë shikuar sesi janë abuzuar të tjerët seksualisht, janë po aq fajtorë sa autorët, transmeton Indeksonline.
Thënë kështu, ai thotë se ka të tjerë të famshëm që kanë marrë pjesë, ai politikanë dhe biznesmen.
Ai shtoi se iu ka dërguar kërkesë disave prej tyre, duke thënë se ose duhet të paguajnë ose do të përballen me një padi, që do t’ua dëmtojë reputacionin.