×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokati serb akuzon Vuçiqin: Ju ishit ministër i Millosheviqit kur u vra shtatë vjeçarja Blerina Jashari

    Insajderi
    19 January 2024 - 11:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Çedomir Stojkoviq ka vazhduar akuzat drejt presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

    Avokati serb ka bërë homazhe në varrezat e familjes Jashari, teksa ai ka kërkuar edhe falje për krimet e bëra gjatë luftës në Kosovë të vitit 1999.

    Ai përmes një postimi në platformë X, ka shkruar se udhëheqësi serb ishte ministër i Propagandës gjatë kohës së qeverisë së udhëhequra nga krimineli, Sllobodan Millosheviq, kur u vra në Prekaz shtatëvjeçarja Blerina Jashari.

    Ju ishit ministër në qeverinë e Millosheviqit kur u vra Blerina shtatë vjeçare. Nuk është turp të vendosësh lule mbi varrin e një vajze të atij kombi që ju personalisht e dehumanizuat në vitet 1998-1999 kur ishit Ministër i Propagandës së Millosheviqit”, ka shkruar juristi.

    Postimi i plotë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark