
Avokati kosovar, Taulant Hodaj është mirëpritur solemnisht nga Asambleja e Shtetit të New York-ut, institucioni më i lartë i ligjbërjes në New York, SHBA.
“Është vështirë të gjinden fjalë adekuate për ta shprehur nderin dhe emocionin e mrekullueshëm që e përjetova nga ky nderim dhe vlerësim i Asamblesë së Shtetit të New York-ut. Të dëgjosh nga Asambleisti Sam Pirozzolo dhe kryesuesja e Asamblesë, vlerësimin për punën time si avokat nga Kosova, për kontributin tim në avancimin e sistemit ligjor, për rolin tim si Konsull i Përgjithshëm Nderi i Norvegjisë, si dhe për angazhimin tim me komunitetin shqiptaro-amerikan këtu në Nju Jork, është një moment që do ta kujtoj gjithë jetën.”