×
  • Lajme
  • Insajderi

    Avokatit Koci i shpërthen goma e biçikletës, kërkon ndihmën e popullatës

    Insajderi
    20 August 2022 - 11:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Avokati Arianit Koci përmes një postimi në facebook ka njoftuar se ka mbetur në rrugë, kjo pasi të njëjtit iu shpërthye goma e biçikletës rrugës për në veri të Kosovës.

    Ai tregoi se për një periudhë të shkurtër kishin kaluar mbi 50 automjete, shumica me vende të lira për të dhe biçikletën e tij, por askush nuk i ndihmojë.

    “Brenda një kohe të shkurtër, kaluan mbi 50 kombi dhe kamioneta. Shumica thatë. Kanë vend për mua dhe biçikletën. Nuk ndalet askush. Hiç. Disa madje ma ngrisin dorën. Demek po më përshëndesin.”, ka shkruar Koci në facebook.

    Avokati bëri edhe një analogji për situatë të njejtë në Greqi, Mal të Zi, Kroaci dhe Itali, por atje i kishin ndihmuar.

    “Përndryshe, kam mbetur në rrugë në Greqi, Mal të Zi, Kroaci dhe Itali. Janë ndalë dhe më kanë pyetur se a kam nevojë për ndihme”, ka shkruar ai.

    Sipas tij ky ishte test social dhe i njëjti do të kërkojë ndihmë.

    Postimi i plotë:

    Mundemi me ja bërë qejfin vetës da të duam, por pa asnjë dilemë – jemi populli që më sa paku bëjmë mirë në Ballkan – së paku sa i përket ofrimit të ndihmës kur dikush ka defekt në rrugë.

    Goma më është shpërthyer në bicikletë, rrugës për në veri të Kosovës – disa km prej Prishtinës.

    Brenda një kohe të shkurtër, kaluan mbi 50 kombi dhe kamioneta. Shumica thatë. Kanë vend për mua dhe bicikletën.

    Nuk ndalet askush. Hiç.

    Disa madje ma ngrisin dorën. Demek po më përshëndesin.

    Përndryshe, kam mbetur në rrugë në Greqi, Mal të Zi, Kroaci dhe Itali. Janë ndalë dhe më kanë pyetur se a kam nevojë për ndihme.

    Këtu, në vendin tim, askush nuk ndalet.

    Shpirtin e ngushtë e kemi.

    Zatën, qysh e kemi shpirtin i kemi edhe punët.

    P.s

    E tash mjaft me teste sociale. Po e thërras dikend me më marrë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark