×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Avokatit serb që bëri homazhe në Prekaz i del telashe në aeroportin e Beogradit

    Insajderi
    21 January 2024 - 19:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vështirësitë për avokatin Çedomir Stojkoviq, i cili bëri homazhe tek varri i Blerina Jasharit në Prekaz, po vazhdojnë të jenë të pranishme që prej atëherë.

    Sipas avokatit Stojkoviq, në një aeroplan të cilin ishte prezent vetë ai në aeroportin e Beogradit, u obliguan të zbrisnin dhe të prisnin për 35 minuta, që të përsërisin kontrollin e sigurisë, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Nuk ka të mbaruar! Pasi prisnim në aeroplanin që ndodhej në pistën e aeroportit për 35 minuta, tash të gjithë pasagjerët u detyruam të dalim për të kaluar sërish nëpër kontrolle sigurie”, ka thënë Stojkoviq në platformën ‘X’.

    Ai ka cituar një pilot, i cili e ka vlerësuar situatën si “shumë të pazakontë”.

    Stojkoviq, gjatë kthimit në Serbi prej Kosovës u ndalua nga policia serbe për 4 orë në pikën kufitare Tabanoc.

    Çedomir Stojkoviq, avokat i politikanit serb, Nikolla Sandulloviq, ka vendosur të enjten lule te varri i Blerina Jasharit, vajzës shtatëvjeçare të vrarë në Prekaz.

    Ai tek varri i Blerinës ka lënë një mesazh në gjuhën shqipe, angleze dhe serbe me fjalët:

    “Urrejtja vdes. Ti jeton përgjithmonë. Një mijë lot për një mijë vjet paqe. Dhe miliona shpresa dhe ëndrra. Të cilat fillojnë me fjalën “Më Fal”.

    Stojkoviq bëri homazhe në Prekaz, pas politikanit Sandulloviq. Ky i fundit u rrah e u keqtrajtua nga BIA serbe pasi bëri homazhe tek familja Jashari. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark