×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokatja e Gëzim Zakutit thotë se ai nuk u përfshi në përleshjen me armë në “Bon Vivant”

    Insajderi
    08 August 2023 - 14:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gëzim Zakuti ishte njëri nga personat e përfshirë në përleshjen me armë në “Bon Vivant”. Ndaj tij, Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar 30 ditë paraburgim.

    Për këtë vendim ka reaguar avokatja e tij mbrojtëse Teuta Beka.

    Bunjaku ka thënë se Zakuti nuk ka ndërmarrjë asnjë veprim inkriminues në këtë ngjarje.

    Ajo thekson se as në videot e publikuara nga mediat nuk shihet Zakuti duke u rrahur ose ndërmarrë ndonjë veprim kundërligjor.

    Reagimi i plotë:

    Sqarim lidhur me rastin në “Bon Vivant”

    I mbrojturi im, Gzim Zakuti i arrestuar në rastin Bon Vivant, tani është ngarkuar nga prokuroria me veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje” edhe pse i njejti nuk ka ndërmarrë asnjë veprim inkriminues natën kritike.

    Tani kemi nëpër media edhe pamjet e momenteve kritike dhe se Gzim Zakuti nuk shihet fare duke u rrahur apo duke ndërmarrë ndonjë veprim kundërligjor.

    Pra ai gjendet nën masën e paraburgimit vetëm si rezultat i rastit të rëndë dhe i publicitetit të madh por asesi si rezultat i ndonjë veprimi të tij kundërligjor.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark