Insajderi
Lajme

Avokatja Edona Sina: Policia në Shqipëri po shkel konventat ndërkombëtare

Insajderi
16 October 2026 - 18:31
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Avokatja Edona Sina: Policia në Shqipëri po shkel konventat ndërkombëtare
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Avokatja Edona Sina ka reaguar ndaj dhunës së pretenduar të policisë shqiptare ndaj studentëve protestues, duke vlerësuar se veprime të tilla mund të përbëjnë shkelje të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Sina ka shkruar se goditjet në kokë me shkop policor konsiderohen përdorim potencialisht vdekjeprurës i forcës dhe se zyrtarët policorë kanë detyrim t’i shmangin ato.

Ajo tha se, nëse studentëve protestues nuk u sigurohet mbrojtje juridike efektive në nivel kombëtar, shpreson që rastet të përfundojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.

Sipas saj, veprimet e tilla mund të përbëjnë shkelje të disa neneve të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, përfshirë nenin 3, që ndalon torturën dhe trajtimin çnjerëzor ose poshtërues; nenin 11, që garanton lirinë e tubimit dhe organizimit; nenin 13, për të drejtën në zgjidhje efektive juridike; si dhe nenin 2, që mbron të drejtën për jetën.

Në fund të reagimit të saj, avokatja Sina ka bërë edhe një krahasim mes policisë shqiptare dhe asaj të Kosovës.

“Sa më shumë e shoh Policinë e Shqipërisë, aq më shumë e dua Policinë e Kosovës!”, ka shkruar ajo.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark