×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Azemi pret të takohet me Kurtin: Me 1 maj të vendoset për pagën minimale

    Insajderi
    08 April 2021 - 08:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, tha se kanë bërë kërkesë për takim me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

    Ky takim Jusufi pret që të ndodh javën e ardhshme.

    Sipas tij, Qeveria Kurti ka premtuar 350 euro pagë për punëtorët e sektorit privat, duke shtuar se pret që që vendimi të nënshkruhet me 1 maj.

    “Ne zyrtarisht kemi bërë kërkesë për takim. Unë e kuptoj që kryeministri vetëm sa ka ardhur dhe nuk do të jemi prioritet ne po shpresojmë që javën e ardhshme do të ulemi të bisedojmë. Ne gjithherë po thirremi në atë që kryeministri i Kosovës vitin e kaluar ka premtuar që paga e punëtorëve të sektorit privat të jetë 350 euro”.

    “Andaj unë e inkurajojë kryeministrin e Kosovës që ndoshta do të jetë një ditë simbolike që kjo pagë të nënshkruhet me datën 1 maj që do të jetë edhe dita e punëtorëve që këtyre punëtorëve të iu japë fuqi dhe vullnet për punën që janë duke bërë”.

    Ai theksoi se rënia e rasteve të të infektuarve jep sinjal se Kosova është duke shkuar në rrugë të mbarë.

    Tutje, kreu i Sindikatës së Sektorit Privat tha se tani punëtorët e sektorit privat po e paguajnë faturën e atyre të cilët po luftojnë për pushtet.

    “Pikërisht tash kur filluan edhe rastet të bien shifra nga 1 000 të infektuar të bie në 400 të jep një sinjal se jemi duke shkuar në rrugë të mbarë dhe pikërisht po kjo qeveri e sjelli gjendjen deri tash. Tani ne po e paguajmë faturën e njerëzve të cilët luftojnë për pushtet”./EO.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark