×
  • Showbiz
  • Show

    Babai e shoqëroi Stresin në Polici kur u dorëzua, ja çfarë deklaroi ai për të birin

    Insajderi
    02 November 2024 - 16:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, është dorëzuar ditën e djeshme në Policinë e Kosovës pas lëshimit të një fletëarresti ndaj tij për një përleshje të ndodhur në gusht në një klub nate në Pejë.

    Dorëzimi i tij u bë në orën 09:00, të shoqëruar nga i ati, Sali Lushaj.

    Sali Lushaj, duke komentuar masën e paraburgimit prej 48 orësh të caktuar nga prokuroria, theksoi se nuk kishte ndonjë kundërshtim, duke respektuar vendimin e autoriteteve. “Kjo është e drejta e prokurorisë dhe ligjet e shtetit duhet të zbatohen,” tha ai.

    Ai gjithashtu bëri të ditur se dorëzimi i Stresit erdhi pas negociatave të avokatit me prokurorinë, duke shpresuar që procesi të vijojë me drejtësi dhe transparencë. “As unë, as Stresi e askush tjetër nuk është mbi drejtësinë,” përfundoi ai me qetësi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark