Insajderi
Sport

Babai i Furyt godet me kokë shokun e Usyk, ky i fundit reagon vrullshëm

Insajderi
14 May 2024 - 19:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Babai i Furyt godet me kokë shokun e Usyk, ky i fundit reagon vrullshëm
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një video e re tregon reagimin e menjëhershëm të Oleksandr Usyk ndaj sulmit të një anëtari të ekipit të tij nga John Fury, babai i Tyson Furyt.

Ukrainasi mbeti i shtangur nga veprimet tronditëse të babait të Tyson Furyt teksa intervista e tij me Sky Sports u ndërpre.

Autoritetet e Arabisë Saudite kanë marrë një vendim nëse do të ndëshkojnë 59-vjeçarin për goditjen në kokë.

Pamjet e reja të pasojave janë shfaqur në internet, duke treguar Usyk duke parë incidentin me shoqëruesit e tij, ndërsa aty ishte edhe promovuesi Alex Krassyuk.

Pasi ka parë një video ku John godet me kokë një pjesëtar të ekipit të tij, kampioni i pamposhtur i botës në peshën e rëndë thotë: “Është sjellje e keqe sepse është një burrë i moshuar”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark