×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Babai vret të dashurin e vajzës, pasi ai e shiti atë për prostitucion

    Insajderi
    03 November 2021 - 09:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Babai vrau të dashurin e vajzës së tij pasi mësoi se e kishte shitur në një rrjet trafiku prostitucioni bën të ditur policia.

    John Eisenman është dënuar për vrasje të shkallës së parë dhe po mbahet kundrejt një garancie prej 1 milion dollarësh në burgun e qarkut Spokane në Uashington.

    Trupi i 19 vjeçarit u gjet në bagazhin e një makine të braktisur në East Everett Avenue (Spokane) muajin e kaluar, raportoi policia më 2 nëntor dhe policia beson se ai është vrarë në nëntorin e vitit të kaluar.

    Në nëntor, një muaj para se të kryente krimin babai i vajzës kishte mësuar se i dashuri i kishte shitur të bijën për 1 mijë dollarë për trafik prostitucioni në Seatël, sipas njoftimit të policisë, raporton oranews.

    Ai kishte arritur të shpëtonte të bijën dha ta kthente në shtëpi po atë muaj.

    Më pas kishte mësuar adresën se ku banonte djali. Kishte shkuar atje e kishte rrëmbyer, lidhur dhe vendosur në bagazhin e një makine. E kishte goditur disa herë në kokë me një tullë betoni, ndërsa në trup e kishte goditur me thika.

    Më pas burri kishte çuar makinën në një zonë të largët, aty dhe ku është gjetur dhe e kishte braktisur me trupin e të riut brenda.

    Trupi i viktimës u gjet rastësisht ndërkohë që autori u dorëzua vetë në polici, shkruan Daily Mail.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark