Ish-fermerja dhe këngëtarja e njohur Baby G së fundmi ka postuar një video në rrjetet e saj sociale, ku na tregon se vazhdon një miqësi me Dijonis Bibën.
Teksa ka dëgjuar këngën e Dijonisit, këngëtarja ka dhe një kërkesë për të.
“Ne kemi nevojë për më shumë muzikë nga ty“, shkruan ajo krah videos.
Kujtojmë se Baby G dhe Dijonisi gjatë qëndrimit në fermë u përfolën për një histori dashurie me njëri-tjetrin, por dy ish-fermerët e mohuan se mes tyre kishte ndjenja.