Sot (e hënë) ekipi shqiptar Bad News Eagles do të zhvillojë një ndeshje mjaft të rëndësishme, pasi do të përballen me ekipi forZe në çerekfinale të turneut REPUBLEAGUE, ku shpërndahen çmime në vlerë afër 130.000 dollarë për ekipet pjesëmarrëse.
Pasi u ftua në këtë turne, Bad News Eagles, arritën të fitojnë dy ndeshje, ndaj ekipit Sprout dhe ex-Mad Lions, për të siguruar çerekfinalen.
Ndeshja çerekfinale ndaj ekipit forZe, nuk do të jetë aspak e lehtë për ekipin shqiptar, pasi në dy ndeshjet e fundit është mposhtur nga këta të fundit.
Sot (e hënë) duke filluar nga ora 19:00, do të zhvillohet ndeshja e çerekfinales ndërmjet dy ekipeve, dhe do të transmetohet në kanalin zyrtar të REPUBLEAGUE në platformën Tëitch.
Ekipi fitues i kësaj ndeshje do të takohet me ekipin fnatic në gjysmëfinale, si dhe do të sigurojë një pjesë nga grupi i çmimeve.