×
  • Lajme
  • Lajme

    Bahtiri viziton Trepçën, merr mbështetje për qeverisje me duar të pastra

    Insajderi
    13 November 2017 - 23:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i AKR-së për kryetar të Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri ka vizituar të martën disa vendbanime të rëndësishme në këtë komunë, duke përfshirë vendet si Shala e Bajgorës, Tuneli i Parë, Trepçë dhe Bare.

    “Ashtu siç e ka pasur zakon gjithmonë, Shala e Bajgorës edhe tash është rreshtuar fuqishëm në anën e drejt dhe të fitores. Sonte isha në Tunel të parë, Trepçë dhe Bare, ku mora mbështetje të madhe që 19 nëntori do të jetë dita e fitores tonë të madhe”, ka shkruar Bahtiri në llogarinë e tij në Facebook.

    Ai ka premtuar një gjë për të cilën Mitrovica e Jugut ka shumë nevojë.

    “Qeverisje me duar të pastra +4, me mendje dhe me zemër, që Mitrovica të udhëhiqet nga mitrovicasit”, ka thënë Bahtiri.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark