×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Bajqinovci i del në mbrojtje Muratit: Komuna e Prishtinës i ka keq punët me shifra

    Insajderi
    12 November 2023 - 11:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci i ka dalë në krah ministrit të Financave, Hekuran Murati, për përplasjet e tij më zyrtarë të lartë të Komunës së Prishtinës gjatë ditës së djeshme.

    Në profilin e tij në Facebook, Bajqinovci tha se Komuna e Prishtinës i ka punët keq me shifra dhe se kjo komunë ka mungesë të investimeve kapitale.

    Tutje, deputeti ka kritikuar qeverisjen e Prishtinës, duke thënë se “nuk ka kapacitet të shpenzojë për projekte që e ndihmojnë jetën e qytetarëve.

    Njënen anë mbyllë rrugë e traumatizon një kryeqytet të tërë me tollovi e kolona, në anën tjetër asnjë projekt investiv serioz që e ndihmon qytetin të dal nga kjo tollovi.”, ka shkruar Bajqinovci.

    Ndryshe, dje ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se buxheti aktuali i komunës së Prishtinës është shumë më mirë sesa që ishte në vitet tjera, por edhe kur në pushtet qendror ishte vetë LDK.

    Murati tha se më shumë ka kontribuar Qeveria Kurti në rritjen e buxhetit të komunës sesa vetë komuna. Ai gjithashtu ironizoi me komunën që e udhëheq Përparim Rama, duke thënë se s’mund t’i detyrojnë të punojnë.  

    Ndërsa, nënkryetari i Prishtinës, Alban  Zogaj e quajti manipulues Muratin dhe tha se granti shtesë që përmendi ai i takon kryeqytetit me ligj, ndërsa e akuzon se Qeveria nuk e ka ndarë asnjë cent shtesë për Prishtinën.

    Po ashtu, ai akuzon se fondet nga Qeveria po ndahen me censusin e vitit 2011 kur në Prishtinë kishte shumë më pak banorë sesa që ka tash.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark