Zyrtari i LDK-së dhe kandidati për deputet nga kjo parti ka reaguar ndaj zyrtarit të VV-së, Besnik Bislimit i cila ka nisur të publikoj sondazhe me mbi 55% për VV-në.
Gecaj ka shkruar me ironi se Bislimin e kisha propozuar ta përfaqësoi Republikën e Kosovës në NASA.
“Unë këtë Besnik Bislimin e kisha propozuar ta përfaqësoi Republikën e Kosovës në NASA, Departamenti i Jashtëtokësorëve!”, ka thënë Gecaj në Facbook.
Sot Bislimi ka filluar publikimin e disa sondazheve që thotë se po e radhitin Vetëvendosjen të parën me mbi 50% të votave në nivel komunal.
“Sondazhi i njëjtë! Pyetja e njëjtë! Rezultati i njëjtë! Qyteti i ndryshëm! KASTRIOTI”, ka shkruar ai.
Javë më parë Bislimi ka thënë se mbështetja për këtë parti po rritet shumë, e këtë e cilësoi si të frikshme.