Berat Gjimshiti me Atalantën pësuan humbje në Bergamo, me rezultat 1:0 nga Empoli i Kristjan Asllanit dhe Nedim Bajramit.
Empoli kthehet me tre pikë që i shërbejnë më shumë për statistikë.
Në minutën e 70-të, Nedim Bajrami asistoi, ndërsa Stulac realizoi. Gjimshiti e Asllani u paraqitën titullarë e Bajrami u aktivizua nga minuta e 46-të.
Atalanta përfundon në pozitën e tetë me 59 pikë e Empoli i 14-ti me 41 sosh pas 38 jave në Serie A në futboll.