×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Bajrami: Demaçi kërkoi të shuhen partitë, të mbetet vetëm UÇK-ja

    Insajderi
    05 April 2023 - 19:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-bashkëpunëtori i veprimtarit Adem Demaçi, Hakif Bajrami ka thënë se Demaçi ka kërkuar që partitë në Kosovë të shuhen, për t’u bashkuar me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

    Posa Jugosllavia e tretë filloi me krime më të mëdha, Adem Demaçi na tuboi të gjithëve që ishim rreth tij dhe u deklarua se ‘më partitë nuk kanë kurrfarë funksioni, të gjithë duhet të kyçemi në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës’, e cila doli publikisht më 27 nëntor 1997”, tha Bajrami.

    Bajrami tha se Demaçi, para shumë diplomatëve dhe gazetarëve të huaj, e paraqiti UÇK-në në mënyrë të dinjitetshme.

    Posa ke hy në zyrën e Adem Demaçit, çdo gazetar e ka fotografuar Kartën e Kombeve të Bashkuara. Adem Demaçi aty ka pritur dhjetëra diplomatë duke filluar nga Hoolbroku e deri tek diplomatët evropianë, e ka prezantuar në mënyrë të denjë luftën e UÇK-së, e cila na ishte imponuar, sepse ne nuk kemi pas përtej trojeve tona ku të shkojmë. Në asnjë mënyrë Adem Demaçi nuk ka propaganduar më pak se liri e më shumë se bashkim kombëtar”, u shpreh ai në Klan Kosova.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark