Insajderi
Lajme

Bajrami: Ekziston rrezik për përmbytje të reja, Qeveria duhet të sigurojë fonde emergjente

Insajderi
07 January 2026 - 21:08
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Bajrami: Ekziston rrezik për përmbytje të reja, Qeveria duhet të sigurojë fonde emergjente
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Hykmete Bajrami ka kërkuar ndihmë të menjëhershme për banorët, bizneset dhe bujqit e prekur nga përmbytjet, duke paralajmëruar rrezikun e reshjeve të reja.

Ajo ka theksuar se shteti duhet të jetë në terren.

Postimi i plotë:

Secili banor i prekur duhet të ndihmohet, secili biznes të kompensohet, secili bujk të mbështetet dhe çdo familje të marrë ndihmë emergjente.

Meqë moti me shi po vazhdon dhe nesër priten reshje bore, ekziston rrezik për përmbytje të reja. Shteti duhet të jetë në terren dhe pranë qytetarëve në Drenas, Malishevë, Junik, Gjakovë dhe në komunat e tjera të prekura.

Qeveria duhet të sigurojë fonde emergjente, të hartojë një strategji, dhe të ndaj buxhet në buxhetin e vitit 2026 për të ndermarrë veprime konkrete për parandalimin dhe menaxhimin e situatave të tilla në të ardhmen.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark