×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Bajrami kritikon ashpër Muratin: Po manipulon me numrat në formë të përqindjeve

    Insajderi
    10 January 2024 - 11:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se ministri i Financave, Hekuran Murati po manipulon me numrat në formë të përqindjeve.

    Sipas, Bajramit përqindja po përdoret për të fshehur dështimet.

    “Hekuran Murati paska manipuluar sërish me numrat në formë të përqindjeve. Për të, interpretimi i shifrave faktike në vend se ta tregojë gjendjen reale bëhet instrument për të manipuluar syrin e militantit, ndërsa realiteti shihet qartë për ata që duan të shohin. Në fakt, kushdo që jeton në Kosovë e din se zhvillimi infrastruktor i shtetit është lënë në harresë nga një qeveri e cila po e përfundon mandatin 4 vjeçar vetëm me përurimin e urës së vogël të Staradranit dhe me ndërtimin e katër çerdheve nga 160 të premtuara”, shkroi ajo.

    Më tutje ajo ka thënë se paaftesia për të shpenzuar një buxhet të planifikuar nuk është arritje, por sipas saj cilësohet si “dështim”.

     “A e di Murati se paaftësia për të shpenzuar  një buxhet të planifikuar nuk është arritje me të cilën mund të mburresh por cilësohet si dështim, mungesë vizioni dhe simptomë e keqmenaxhimit?”.

    “Hekuran Murati paska thënë se shpenzimet buxhetore për vitin 2023 janë rritur me 13% në krahasim me një vit me herët, por do të ishte më fer të tregohej se këto shpenzime, duke e përfshirë edhe lëmoshën e shpërndarë në fund të vitit, arrijnë shumën totale prej 2.966 miliardë euro, apo saktësisht 342 milionë euro me pak se buxheti i planifikuar (3,238 mld euro).

    Në vijim, ai paska thënë se shpenzimet kapitale na qenkan rritur për 32% në krahasim me vitin 2022 dhe, nëse kjo është e saktë, i bie që në total janë shpenzuar 557 milionë euro apo 262 milionë euro me pak se buxheti i planifikuar (819 mil.euro).

    Postimi i plotë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark