×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Bajrami kritikon Qeverinë Kurti: Mashtrojnë me Zajednicë, injorojnë minatorët e manipulojnë me shifra

    Insajderi
    29 October 2023 - 14:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti. Ajo ka thënë se kryeministri Kurti po mashtron me “Zajednicën”, teksa po injorojnë minatorët dhe po manipulojnë me shifra.

    Përmes një shkrimi në Facebook, Bajrami tha se Kurti nuk ka pasë parime asnjëherë.

    Albin Kurti gjithmonë ka qenë i ndarë nga parimet e tij. Zaten ne të gjithë e dimë që s’ke pasë parime asnjëherë. E vërteta qëndron krejt ndryshe. Albin Kurti i ka sakrifiku të tjerët për parimet që nuk i ka pasë kurrë. Ka sakrifiku aktivistë të LVV-së, ka shpallë tradhtarë, ka mashtru 51% të votuesve në zgjedhjet e fundit. Ia ka humbur Kosovës disa vite dhe është kthyer jo në pikën zero, por diku nën të, në minus“, u shpreh deputetja.

    Ajo ka përmendur grevën e minatorëve të “Trepçës”.

    Minatorët janë në grevë urie që disa ditë, disa prej tyre tanimë në spital për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore dhe a e keni dëgju Kryeministrin të thotë një fjalë për ata? Ministrin e Ekonomisë – JO.”, ka shkruar ajo.

    Tutje, Bajrami ka përmendur edhe manipulimin e me shifra dhe Asociacionin që sipas saj, VV-ja po e realizon.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark