×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Bajrami kritikon Qeverinë: Nuk ka shanse me i bo të gjitha këto rritje që i keni përmendur në disa fusha me 78 milion euro më shumë

    Insajderi
    16 November 2023 - 13:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për projekligjin për buxhetin e vitit 2024.

    Bajrami në seancën e sotme ka thënë se ekzekutivi e ka përmendur rritjen por nuk ka përmendur se ku e kanë ulur buxhetin për rritjet që i kanë planifikuar.

    “Në planifikimin e këtij buxheti keni rritje me vetëm 2.3 për qind ose 78 milionë euro më shumë në krahasim me vitin e kaluar, nuk ka shanse me i bo të gjitha këto rritje që i keni përmendur në disa fusha me 78 milion euro më shumë”.

    “Rritja e buxhetit është vetëm 2 për qind nëse flasim në terma të planifikimit, kur flasim ky është instrumenti i fundit buxhetor për realizimin e premtimeve të Qeverisë Kurti”.

    Tutje ajo ka përmendur disa prej premtimeve të LVV-së para se të hynin në qeverisje, ku sipas saj, asnjë prej këtyre premtimeve nuk janë realizuar deri tani.

    “Këto premtime Kurti i pati bërë program qeveritar i ka lexuar këtu kur është votuar kabineti qeveritar. Tha se do të lirohet çmimi i energjisë, një litër qumësht, vaj e sheqer do të jetë më e ulët, paga minimale do të rritet, patët premtuar 160 çerdhe, 4 mijë banesa për çifte, sigurimet shëndetësore, Fondin Sovran, punë e drejtësi”, ka thënë Bajrami.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark