×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Bajrami: Nxënësit s’kanë me i pasë të gjitha librat, veç ju lavdëroheni me dështime

    Insajderi
    28 August 2023 - 14:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se pas 15 viteve, në çdo shkollë nxënësit asnjëherë s’kanë me i pasë komplet të gjitha librat.

    Përmes një shkrimi në Facebook, Bajrami ka bërë disa pyetje në drejtim të qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit lidhur me aplikimin për tekstet shkollore.

    “Veç ju lavdëroheni me dështime”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

    Postimi i plotë i saj:

    Mbajeni mend: Këtë vit shkollor, pas 15 viteve ka me pasë nxënës në çdo shkollë dhe në shumicën e klasave, që asnjëherë s’kanë me i pasë komplet të gjitha librat

    A e dinë trumpetuesit e pushtetit sa është numri i prindërve që s’po munden fare të aplikojnë në eKosova?

    A e dinë ata që MASHTi ka vendosë kritere përjashtuese, si ai i moshës?

    A e dinë ata sa është numri i prindërve që i kanë llogaritë bankare të bllokuara?

    A e dinë ata sa është numri i prindërve të cilëve sapo të ju dalin mjetet e librave do të ua merr përmbaruesi, për shkak se nuk kanë arritë t’i paguajnë me kohë faturat e ujit të ngrohjes apo ndonjë obligimi tjetër?

    A mund të na tregoni se kur pritët sipas juve që të filloj mësimi?

    Pyesni vetën sinqerisht që duke marrë parasysh rrethanat a ka mundësi reale që ka me pasë nxënës që asnjëherë gjatë këtij viti shkollor s’kanë me arritë me i pasë komplet të gjitha librat?

    Veç ju lavdëroheni me dështime!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark