×
  • Lajme
  • Insajderi

    Bajrami: Për me vendos çmimin e sheqerit e vajit, Qeveria u konsultua me agjensione turistike që shesin bileta

    Insajderi
    20 October 2022 - 11:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka shprehur një mori kritikash ndaj projektligjit për masat e përkohëshme të produkteve themelore në rast të destabilizimit në treg.

    Bajrami duke thënë se LDK nuk e përkrah këtë ligj pasi në rrethanat e pakontrolluara shteti s’ka kosto dhe koston e bartin bizneset.

    “Ju mendoni se është gabim me fitu dikush. Krejt progresi shtetëror është i ndertum mbi konkurenc. Vitet e 70’ta kush ka jetu në fshat u dasht me i shit tri lopë për me ble një frigorifer. Ju është evdiente që nuk po dini po s’është marre me pyt, po as nuk po keni kënd më pyet se keni vetëm ushtrues detyre. Po i hapni konkurset askush nuk po konkuron”, ka deklaruar Bajrami, përcjell Insajderi.

    Tutje, ajo ka theksuar se qeveria aktuale për me vendos çmimin e sheqerit, vajit peletit, drurit konsultohet me agjensione turistike.

    “Imagjinoni për me vendos çmimin e sheqerit, vajit peletit, drurit këta i  konsultojnë agjensionet turistike. Me na tregu dikush se cila është lidhshmëria e një agjensioni që shet bileta aeroplani me caktimin e këtyre çmimeve për produktet elementare unë do ju them bravo”, ka thënë deputetja e LDK-së. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark