Deputetja e LDK-se, Hykmete Bajrami gjatë seancës së Kuvendit ka thënë se Hekuran Murati është i vetmi ministër që merr vetëm gjysmën e pagës.
Kjo pasi ai ka kontest me drejtorin e doganave, sipas Bajramit, shkruan Insajderi.
Tutje, Bajrami ka thënë se edhe drejtori i ATK-se merr gjysmën e pagës, por ky i fundit për shkak të shkeljeve që ka bërë ndaj punëtorëve.
“Je i vetmi ministër që e merr vetëm gjysmën e pagës për kontesti që e ki me drejtorin e doganave. E drejtori i ATK-së e merr gjysmën e pagës për shkeljet që i ka ba rreth 60 personave në stafin e ATK-se kështu i udhëheq institucionet, je me gjysmë page ti me gjysme page ai, e ai është pa mandat prej shkurtit 2022”, tha Bajrami.