×
  • Lajme
  • Lajme

    Bajrami: “Qeveria Kurti mashtroi, nuk e ka ndarë as një cent shtesë për energjinë”

    Insajderi
    21 September 2022 - 10:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, ka thënë se Qeveria ka mashtruar, nuk ka ndarë 19 milionë euro për subvencionimin e energjisë elektrike.

    Sipas saj, Qeveria dje thjeshtë ka bë alokim të mjeteve të 90 milionëshit që e ka ndarë në fillim të këtij viti.

    Poashtu, Bajrami adresoi kritika për Qeverinë Kurti, duke thënë se nëse gjërat kishin shkuar normalisht, nuk do të ishte dashur të merren me asgjë tjetër përveç rikthimit të nxënësve në shkolla, përcjell Insajderi.

    Postimi i plotë:

    Një thënie popullore thotë: ”kush ka nge, shtin rruza në pe”

    Kurti ka kohë me marrë dy herë të njëjtin vendim dhe dy herë me bë lajm

    318 mijë fëmijë jashtë bankave shkollore. Kjo është humbje e madhe, kjo është katastrofë, për një shtet që në PISA renditet kah fundi. Një Qeveri normale nuk ish dashtë me u marrë me asgjë tjetër derisa t’i kthej nxënësit në shkolla e fëmijet në qerdhe. Por, Qeveria Kurti ka zgjedhur të tallet me qytetarët; dje në mbledhjen e 97-të të Qeverisë, Kurit tha se i ndava 19 milionë euro për subvencionim të energjisë.

    Të nderuar qytetarë,

    Dje Qeveria nuk e ka ndarë asnjë cent shtesë për energjinë. Qeveria dje thjeshtë ka bë alokim të mjeteve të 90 milionishit që e ka ndarë në fillim të këtij viti, konkretisht në mbledhjen e 60-të të Qeverisë, e cila u mbajt me datë 5 shkurt 2022, online. Dy ditë me pas ZRRE ka nxjerrë vendimin për tarifat e reja me rritje: 85% për tarifën e lartë dhe 104% për tarifën e ulët.

    Nga mjetet e 90 milionisht deri me tani janë ndarë 41 milionë euro KOSTT-it për energjinë e shpenzuar në katër komunat veriore edhe 19 milionë euro dje. Të gjitha këto mjete janë për energjinë që tanimë është shpenzuar dhe e kanë efektin zero në situatën në të cilën gjendemi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark