×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Bajrami: Urgjentisht të merren masa për sigurinë e qytetarëve, krimi në vendin tonë ka marrë hov

    Insajderi
    27 March 2024 - 16:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se urgjentisht duhet të merren masa për sigurinë e qytetarëve.

    Ky reagim vjen pas rastit të mbrëmshëm në Prishtinë, ku mbet i vdekur një person dhe u plagos një grua e cila vdiq sot në Intensivë.

    Urgjentisht të merren masa për sigurinë e qytetarëve. Mbrëmë një grua e moshës 48 vjeçare është vrarë pranë shtepisë së saj, në veturën e saj.”

    Bajrami ka thënë se kjo është e papranueshme.

    Kjo është e papranushme, krimi në vendin tonë ka marrë hov, e kriminelët jo rrallë po lihën të lirë. Vrasësit rrallë e fillojnë rrugën e krimit me vrasje, janë disa hapa që ata bëjnë në rrugën e tyre të errët duke testuar sistemin. Meqë për plot vepra lihën të lirë ata përserisin dhe e rrisin krimin. Kjo është e papranushme!”

    Bajrami ka shprehur ngushëllime për familje e viktimave dhe u ka bërë thirrje institucioneve që të ndëshkojnë krimet.

    Ngushëllime familjeve të viktimave, thirrje institucioneve që mos të lënë krim pa ndeshku as kriminel të lirë! Siguria është e drejtë elementare njerëzore.”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark