Këshilla kryesore është të pihet më shumë kos ose pije të tjera me veprim probiotik për një humor më të mirë.
Sipas analizave të fundit, bakteri Lactobacillus, e cila është më e zakonshme në kos probiotik, ndihmon te sjellja depresive në minj. Profesorët e Shkollës Mjekësore në Universitetin e Virxhinia thanë se ky zbulim ishte një shpresë e madhe, pasi nuk do të duhet të merremi me barnat komplekse dhe efektet anësore kur mund të merremi me florën e zorrëve.
Për të arritur këtë njohuri, shkencëtarët fillimisht analizuan florën e zorrëve të minjve para dhe pas ekspozimit ndaj stresit. Ekipi gjeti se stresi çon në humbjen e Lactobacillus, e cila përfundimisht çon në shfaqjen e simptomave të ngjashme me depresionin.
Studime të mëtejshme kanë treguar se niveli i Lactobacillus në zorrë ndikon në nivelin e kinureninës, metabolitëve që janë shoqëruar me studimet e mëparshme me zhvillimin e depresionit.
Kjo njohuri mund të ndihmojë gjithashtu në trajtimin e depresionit te njerëzit. Njerëzit që vuajnë nga depresioni i butë duhet të ndryshojnë vetëm dietën e tyre./ Insajderi.com