Kandidatja për deputete nga radhët e Nismës Social-Demokrate, Albulena Balaj-Halimaj, ka debatuar rreth pozicionit të Nismës dhe kreut të partisë, Fatmir Limaj, për ish-pjesëtarët e UÇK-së që gjenden duke u gjykuar në Hagë.
Ajo ka përmendur edhe ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit.
“Limaj ka plotësisht të drejtë të flasë në emër të çlirimtarëve. Thaçit e Veselit i rrijmë 24 orë gatitu sa të jenë atje”, ka thënë Balaj-Halimaj në RTK, duke aluduar në Gjykatën Speciale.