Nisma Socialdemokrate ka pranuar një pritje të madhe në Malishevë.
Atje, Nisma ka mbajtur një tubim madhështor kur morën pjesë figurat kryesore të partisë, përfshirë kandidatin për kryeministër, Fatmir Limajn dhe zëvendëskryeministren në detyrë, Albulena Balaj-Halimajn.
Balaj-Halimaj ka publikuar një fotografi në Facebook, në të cilën shihet turma e qytetarëve të Malishevës në përkrahje të Nismës.
Ajo ka shkruar se “rinia e Malishevës është Me Çlirimtarët”.