Të gjithë kanë dëgjuar për historinë e Fahrie Hotit, gruas heroinë historia e të cilës është përkthyer në filmin tashmë të njohur “Zgjoi”.
Fahrien sot e ka takuar kandidatja për deputete nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Albulena Balaj – Halimaj, me ç’rast ka thënë se historia e saj është motiv për ne gratë e sidomos për gjenerata e reja.
“E diela me Fahrije Hotin, në Krushë të Madhe, jeta e së cilës është një histori e që historia e jetës së saj u shëndrrua në një film, e që ky film i fitoi tre çmime, por çmimi i historisë së saj është liria jonë.
Historia e saj është sa e dhimbshme aq edhe krenare.
Historia e saj është motiv për ne gratë e sidomos për gjeneratat e reja”, ka thënë Balaj – Halimaj.