×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Baleti i Kombëtar i Kosovës boton monografinë kushtuar Ahmet Brahimajt

    Insajderi
    09 May 2023 - 12:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Baleti Kombëtar i Kosovës ka botuar monografinë “Fisniku i baletit”, e cila i kushtohet balerinit të ndjerë, mjeshtrit dhe ish-drejtorit të këtij baleti, të ndjerit Ahmet Brahimaj.

    Ahmet Brahimaj si drejtor i Baletit të Kosovës ishte njeriu kyç i rithemelimit të shkollës së Baletit respektivisht Baletit të Kosovës. Pas luftës, së bashku me disa nga kolegët e tij ka hapur Shkollën e Mesme të Baletit, në kuadër të shkollës së muzikës “Prenkë Jakova”, Prishtinë. Klasa e Ahmet Brahimajt është diplomuar në vitin 2005 dhe është gjenerata e parë pas luftës e njëherit edhe bërthama e Baletit të Kosovës.

    Kjo monografi u përuar mbrëmë në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës në shenjë të tre vjetorit të vdekjes së maestros së baletit, Ahmet Brahimaj, i cili ka rol të padisktueshëm në zhvillimin e baletit kosovar dhe ndërkombëtarizimit të tij.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark