×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Bali Muharremaj pozon me punëtorë krahu, një ditë pasi iu arrestuan kolegët për korrupsion të madh

    Insajderi
    23 August 2023 - 15:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka pozuar sot së bashku me punëtoret e krahut. Ky postim i tij vjen një ditë pas arrestimit të dy zyrtarëve të kësaj komunë. Ata dyshohet se kanë kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritet zyrtar”.

    Muharremaj sot ka postuar fotografi në profilin e tij në “Facebook” me disa punëtorë.

    Ai ka shkruar: Mes atyre që prioritet e kanë mirëqenien e familjes.

    Enver Shabani drejtor i Shërbimeve në Suharekë dhe Berat Kabashi zyrtar ne drejtorinë e shërbimeve publike/menaxher i kontratës ranë në pranga pas raportimit të Gazetës Insajderi.

    Shabani dhe Kabashi dyshohet se kanë përfituar nga detyra e tyre duke shkelur ligjin e Prokurimit Publik. Prokuroria Themelore në Prizren, Prokurori i Shtetit Petrit Kryeziu ka nisur hetimet lidhur me këtë rast që qoi në arrestimin e dy zyrtarëve.

    Të pandehurit: Berat Kabashi dhe Enver Shabani prej datës 18.05.2022 deri ma datë 12.12.2022 në Suharekë duke vepruar në cilësi të personave zyrtarë dhe atë Berat Kabashi në cilësinë e menaxherit dhe Enver Shabani në cilësinë e mbikëqyrësit të drejtpërdrejtë duke shfrytëzuar detyrën nuk i përmbushin detyrat zyrtare me qëllim që të përfitojnë çfardo dobie për vete dhe personat e tjerë“, thuhej në dokumentin të cilin e ka parë Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark