Mbrojtësi shqiptar i Rayo Vallecanos, Ivan Balliu ishte më i miri në fushë nga radhët e Vallecanos sonte në ndeshjen gjysmëfinale kundër Real Betis, shkruan Insporti.com.
Reprezentuesi kuqezi, Balliu e nisi ndeshjen si titullar dhe shkëlqeu duke e dhuruar një asist.
Sipas “Sofascore”, Balliu ishte më i miri dhe është vlerësuar me notën 7.8.
Vallecano pësoi humbje në shtëpi në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, ndërsa ndeshja e dytë zhvillohet në Betis. /Insporti.com/