×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Ballkani e fiton në tavolinë ndeshjen me Ulpianën, rrit edhe më shumë diferencën e pikëve në tabelë

    Insajderi
    26 April 2022 - 16:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Skuadra e Ilir Dajës, FC Ballkani e ka fituar ndeshjen me rezultat zyrtar 0:3 ndaj Ulpianës, në takimin e vlefshëm për javën e 30-të.

    Kështu ka vendosur Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës.

    Komisioni i Garave e miratoi si të bazuar ankesën e Ballkanit rreth parregullësisë në këtë ndeshje që përfundoi me rezultat 1-1.

    Ulpiana e kishte aktivizuar në minutën e 80-të lojtarin Andi Arifin, i cili nuk ka qenë i regjistruar në protokollin zyrtar para fillimit të ndeshjes.

    “MIRATOHET SI E BAZUAR – Ankesa e F.C. “Ballkani” nga Suhareka, dhe ndeshja e javës së 30-të e BKT Superligës së Kosovës ndërmjet K.F. “Ulpiana 1926” dhe F.C. “Ballkani” e përfunduar me rezultat 1:1, regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0 në favor të F.C. “Ballkani” nga Suhareka”, thuhet në raportin e lëshuar nga FFK-ja.

    Kështu, Ballkani e rrit diferencën e pikëve në 11 me ndjekësit, Dritën dhe Gjilanin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në fund të kampionatit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark