×
  • Sport
  • Sport

    Ballkani e turpëron Trepçën ‘89 – shënohet një nga fitoret më të thella në Superligën e Kosovës

    Insajderi
    23 April 2023 - 17:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ballkani ka shënuar njërën fitoret më të thella në histori të futbollit kosovar, pasi e ka mposhtur 7-2 Trepçën ’89 në kuadër të javës së 30-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

    Pas gjysmë ore lojë, skuadra nga Suhareka kaloi në epërsi me golin e Albin Berishës, që u asistua prej Albion Rrahmanit.

    Gjashtë minuta kaluan nga goli i parë dhe Ballkani dyfishoi epërsinë, tani me një super gol të Lumbardh Dellovës që realizoi nga gjuajtja e lirë.

    Për 3-0 u përkujdes Albin Berisha (42’), që ishte goli i tij i dytë në këtë takim, ndërsa Armend Thaqi ishte në rolin e asistues.

    Me të filluar pjesa e dytë, kampioni në fuqi shënoi edhe të katërtin, ndërsa radha ishte për Albion Rrahmanin (47’), që u asistua prej Nazmi Gripshit.

    Gol realizoi në këtë takim edhe Edvin Kuç, që u asitua nga Thaqi, për rezultatin 5-0 në minutën e 65-të.

    Vendasit nuk u ndalën me kaq, dhe shënuan edhe dy gola të tjerë. Fillimisht Rrahmani (67’) realizoi golin e tij të dytë në këtë ndeshje dhe të gjashtin për ekipin e tij me një asistim të Albin Berishës

    Më pas, radha ishte edhe për Van Dave Harmon që u asistua në minutën e 72-të nga Thaqi, për rezultatin 7-0.

    Por, Trepça ’89 nuk u largua duarbosh nga ky takim, pasi realizoi dy gola të shpejtë përmes Adu-Kwaw (83′, 89′), për rezultatin final 7-2.

    Pas javës së 30-të, Ballkani vazhdon të jetë lider me 61 pikë, një më shumë se Drita, ndërsa Trepça ’89 është në të tetin me 33 pikë. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark