Skuadra e Ballkanit e ka zhvilluar sot seancën e fundit stërvitore, para ndeshjes së kthimit kundër La Fioritas.
Ndeshja i takon raundit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës, teksa Ballkani është me një këmbë në raundin tjetër.
Kampioni i Kosovës shënoi fitore 4:0 në ndeshjen e parë të zhvilluar në San Marino, dhe nuk pritet që të ketë probleme nesër për të siguruar kalimin tutje.
“Ka përfunduar seanca e fundit stërvitore para ndeshjes kundër La Fiorita. Na priftë e mbara”, thuhet në postimin e fundit nga faqja zyrtare e FC Ballkanit, të shoqëruar edhe me fotografi nga stërvitja e sotme.
Kjo ndeshje do të zhvillohet të martën, në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës – nga ora 20:00.