Ballkani ka marrë fitore shumë të rëndësishme në udhëtim te Malisheva me rezultat 2-4.
Kampioni në fuqi i Kosovës u duk se kreu punën në pjesën e parë, kur shkuan në pushim me tre gola epërsi 0-3.
Albion Rrahmani realizoi në minutën e 28-të për 0-1, derisa Arbër Pira devijoi gjuajtjen e Rrahmanit duke shënuar autogol për 0-2 në minutën e 35-të.
Tetë minuta më vonë Rrahmani shënoi golin e dytë personal dhe ngriti epërsinë e kampionit në fuqi në 0-3.
Mesfushori Ilir Mustafa ngushtoi epërsinë e vendasve kur realizoi nga penalltia në minutën e 69-të, derisa Drilon Hazrolloj shënoi pesë minuta më vonë për 2-3.
Por shpresat e vendasve për një rezultat pozitiv i shuajti Veton Tusha kur realizoi në minutën e 81-të për 2-4.
Me këtë fitore Ballkani rikthehet në vendin e parë me 41 pikë, tre më shumë se Drita që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Ndeshjen e ardhshme Ballkani pret Drenicën në shtëpi, derisa Malisheva udhëton drejt Gjilanit për tu përballur me skuadrën e Zekirija Ramadanit. /Telegrafi/