Ballkani është kthyer te fitorja duke e mposhtur Ferizajn në udhëtim (3-0) në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin me bari sintetik.
Rezultati u zhbllokua në minutën e 43-të me golin e Albion Rrahmanit, i cili shfrytëzoi një top të kthyer për të realizuar.
Ky ishte goli i vetëm i pjesës së parë dhe me epërsi minimale të mysafirëve, skuadrat shkuan në pushim.
Suharekasit e dyfishuan epërsinë me golin e Leotrim Bekteshit (68’), i cili u asistua me kokë nga Bajram Jashanica.
Në listën e golashënuesve u regjistrua edhe Meriton Korenica (76′), i cili realizoi me kokë pas harkimit nga Armend Thaqi.
Me katër fitore dhe një humbje, Ballkani është ngritur në pozitën e tretë në tabelë me 12 pikë, pesë më pak se lideri Drita (por, kampioni i ka dy ndeshje më pak të zhvilluara).
Ferizaj pozicionohet në zonën e rrezikut me vetëm shtatë pikë të arkëtuara pas tetë ndeshjeve.