Ballkani do ta zhvillojë sonte (e enjte) njëren prej ndeshjeve më me rëndësi në histori të klubit.
Djelmoshat që drejtohen nga trajneri shqiptar, Ilir Daja do të kenë punë me Klasvikun në kuadër të rundit të tretë eliminator në Ligën e Konferencës.
Ndeshja në fjalë luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” sonte në mbrëmje, kurse ajo e kthimit pas një jave në Ishujt Faroe.
Për të ardhur deri në këtë rund, Ballkani eliminoi bindshëm La Floritën e San Marinos, kurse Klasviku mposhti Sutjeskën e Malit të Zi.
Në rast të kualifikimit tutje, në fazën “play-off”, Ballkani do të ndeshej me humbësin e ndeshjes Shkupi – Shamrock Rovers.
Për ata që nuk do mund të jenë në shkallët e stadiumit, ndeshja do të transmetohet direkt në RTK.
Lajmi është konfirmuar edhe nga Radio Televizioni i Kosovës.
Ndryshe, ndeshja e sontme luhet nga ora 20:00.